Autorja e emisionit “Familja Ime”, Mirjeta Morina, e ka quajtur një lajm të mirë vendimin që ndalon regjistrimin e fëmijëve në institucionet arsimore nëse nuk janë të vaksinuar.
Ajo thotë se ky vendim jo vetëm që mbron fëmijët, por edhe e forcon shëndetin e gjithë shoqërisë, përcjell Klankosova.tv.
“Tashmë është lajm i mirë që është kushtëzuar edhe ligjërisht, asnjë fëmijë nuk mund ta ndjekë as parashkollorin, as të regjistrohet në shkollë të rregullt pa vaksina”, tha Morina në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.
Ajo shtoi se si nënë e dy fëmijëve, ka ndjekur gjithmonë kalendarin e vaksinimit dhe e konsideron atë të domosdoshëm.
“Unë i kam vaksinuar të dy fëmijët sipas kalendarit të paraparë, gjithmonë në konsultim me pediatrin dhe mjekun e tyre. Vaksina është shpëtim, jo vetëm për fëmijët tanë, por për të gjithë shoqërinë”, u shpreh ajo.
Ndiqni diskutimin e plotë, në videon e mëposhtme:
https://youtu.be/s93hlVpalFs
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.