Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Real Madrid ka thënë se asi i Juventus duhet të jetë titullar tek La Roja gjatë Euro 2016.

Fernando Morientes ka thënë se për bindjen e tij përzgjedhësi Vincente del Bosque duhet ta përfshijë në XI startuese sulmuesin Alvaro Morata.
Sulmuesi e ka dëshmuar veten veten tek Juventus, por jo tek përfaqësuesja deri tani.
Megjithatë Morientes mendon që ai duhet të jetë titullar në vijën e sulmit gjatë Euro 2016.
“Mendoj që sa i përket karakteristikave, Morata është kandidati më i mirë për titullar në sulm”.
“Kjo edhe për lojtarët që e rrethojnë. Ai është lojtar që luan në zonën e penaltisë dhe i zoti me kokë. Është lojtar i kompletuar”.