Lajmet e fundit
Dhelprat do të përballen me ish bashkëlojtarin, që ka qenë kyç në triumfin e vitit të shkuar në Premierligë

Wes Morgan ka thënë se skuadra është duke e ndjerë mungesën e mesfushorit N’Golo Kante.
Dhelprat do të përballen me ish bashkëlojtarin për të parën herë qëkur Kante kaloi tek Chelsea, të shtunën.
Kante ishte Lojtari i Edicionit tek Leicester, pas triumfit në Premierligë, dhe Morgan ka thënë se po vërehet mungesa e tij.
“Ai ishte i jashtëzakonshëm edicionin e shkuar”.
“Erdhi nga një skuadër jo shumë e njohur në Francë, dhe në Angli shkëlqeu”.
“Nëse ai do të largohej nga cilado skuadër, do të vërehej mungesa e tij. Na mungon, por duhet të ecim përpara”.