Lajmet e fundit

Aktori Morgan Freeman është kritikuar shumë që e ka hapur ceremoninë e Kupës së Botës në Katar.
“Ne mblidhemi këtu si nëj fis i vetëm i madh dhe Toka është tenda ku të gjithë rrojmë. Futbolli shtrihet në botë, bashkon kombe në dashurinë e tyre për lojën e bukur”, kishin qenë disa nga vargjet që i kishte thënë ai.
Mirëpo në Twitter ai është vërshuar nga kritikat, marrë parasysh që përflitet se mijëra punëtorë migrues kanë vdekur gjatë ndërtimeve të stadiumeve ku po zhvillohen lojërat e Botërorit.
“Për dikë që e ka luajtur Nelson Mandelën – e I cili e dinte më mirë se kushdo impaktin dhe rëndësinë e izolimit në një shtet dhe suksesin për ta ndryshuar politikën e atij kombi – është shumë zhgënjyese ta shohësh Morgan Freemanin duke I marrë paratë dhe duke e përkrahur një regjim shtypës”.