Lajmet e fundit

“Me këto veprime, të pandehurit D.N. dhe E.Q., në bashkëkryerje dhe në vazhdimësi, kanë kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, paragrafi 1, lidhur me nenin 31 dhe nenin 77 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.Prokurori i rastit i ka propozuar Gjykatës që, pas shqyrtimit të çështjes, të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit. Gjithashtu, është kërkuar shqiptimi i dënimit plotësues, përkatësisht ndalimi i ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik.