Lajmet e fundit
Ish sulmuesi i Real Madridit e ka lidhur të ardhmen e tij me Zonjën e Vjetër duke nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2020.

Alvaro Morata ka nënshkruar kontratë të re me Juventusin, që do ta mbajë atë në Torino deri në vitin 2020.
Kontrata e tij mbaronte në vitin 2019, por marrëveshja e re e mban atë në Juventus Stadium edhe për 12 muaj më shumë.
Spanjolli ishte një nga lojtarët më të rëndësishëm në sukseset e vjetshme të skuadrës nga Toruino, duke shënuar 15 gola në 46 paraqitje.
Allegri ka thënë se Morata është një lojtar i madh se duhet të mbetet i qetë lidhur me të ardhmen e tij.
“Unë kërkoj shumë nga ai, por të njëjtën gjë e bëj me të tjerët”.
“Por ai është lojtar i madh dhe duhet të jetë i qetë”.