Lajmet e fundit
“Zidane dëshironte që të qëndroja dhe unë isha i lumtur në Madrid, por nuk mund të isha zëvendësues. Ka ardhur koha kur unë duhet të luaj dhe të ngritem si lojtar”

Alvaro Morata ka thënë se ishin minutat e pakët në lojën nën urdhrat e Zinedine Zidane që e shtynë të largohet nga Real Madrid.
Spanjolli u transferua tek Chelsea gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ishte përfolur gjatë kohë kalimi i tij tek Manchester United.
Morata ka thënë se nuk do të largohej nga Santiago Bernabeu, por se nuk mund të priste më duke qëndruar si zëvendësues.
“Zidane dëshironte që të qëndroja dhe unë isha i lumtur në Madrid, por nuk mund të isha zëvendësues. Ka ardhur koha kur unë duhet të luaj dhe të ngritem si lojtar”.
“Nuk dua vetëm të jem ambicioz, por dua të shënoj gola dhe të kem sukses”.