Lajmet e fundit

Sulmuesi i Chelsea-s, Alvaro Morata, është takuar me drejtorin sportiv të Juventusit, Fabio Paratiqi, këtë të mërkure, ka marrë vesh Goal.
25 vjeçari ishte i shoqëruar në takim nga agjenti i tij, Juanma Lopez, duke ngjallur spekulime se ai mund të largohet nga Stamford Bridge pas vetëm një sezoni.
Ndonëse ka interesim për të në Itali, një marrëveshje për transferimin e tij mund të komplikohet nga dëshira e Chelsea-s për të përfituar së paku 68 milionë eurot e shpenzuara në blerjen e tij.