Lajmet e fundit

Alvaro Morata ka zbuluar se do të ishte i lumtur t’i ribashkohej Real Madridit në të ardhmen.
Sulmuesi i Chelseas la klubin mbretëror gjatë verës, për t’iu bashkuar Chelseas, pasi dështoi ta siguronte një vend si titullar te madrilenët.
“Sigurisht se do të kthehesha (te Reali). Pasi të kem fituar gjithçka me Chelsean dhe të kem bërë karrierë të mirë këtu...paj, pse jo?”, tha Morata për Cadena Ser.
“Është e vështirë t’i thuash jo Real Madridit për një fans të Real Madridit siç jam unë. Por nuk e besoj se mund të ndodhë, sinqerisht , por kush e di. Nuk mendoj për këtë sepse jam shumë i lumtur në Londër”.