Lajmet e fundit
Sulmuesi spanjoll nuk ka arritur t'i lë përshtypje trajnerit Zinedine Zidane, ndaj tashmë e ardhmja e tij llogaritet të jetë larg Real Madrid

Alvaro Morata do të largohet nga Real Madrid, më së voni kësaj vere.
Sipas mediave spanjolle, nëse do të vijë një ofertë që i kënaq kërkesat financiare të klubit, Los Blancos janë të gatshëm ta shesin menjëherë sulmuesin.
24-vjeçari nuk është i lumtur në Santiago Bernabeu dhe dëshiron të largohet pasi ka mbetur jashtë preferencave të trajnerit Zidane.
Të interesuar për shërbimet e Alvaro Morata janë dy gjigandët e Premierligës, Arsenal e Chelsea.
Pengesa më e madhe mbetet çmimi i futbollistit, të cilin presidenti Florentino Perez e ka përcaktuar në vlerën e 60 milionë euro.