Lajmet e fundit
Trajneri i Los Blancos mendon që ta rikthejë në Madrid sulmuesin spanjoll.

Rafa Benitez është shumë i interesuar për ta rikthyer në Madrid sulmuesin spanjoll, Alvaro Morata.
Skuadra nga Santiago Bernabeu qysh gjatë verës është përfolur të jetë e interesuar për Moratan, por asgjë nuk u konfirmua.
Megjithatë, klauzola e cila ia lejon riblerjen e Moratas për 35 milionë euro dhe nevoja për një sulmues të nivelit të lartë mund të jenë shtyesa drejt këtij vendimi.
Morata tek Juventus kaloi verën e vitit 2014 pas mosmarrëveshjeve me Cristiano Ronaldon dhe disa paraqitjeve jo fort të mira.