Lajmet e fundit

Alvaro Morata pritet të largohet nga Juventusi në fund të sezonit dhe, sipas raportimeve në Itali, Barcelona mund t'i ofrojë atij një kontratë në verë.
Juventusi shpenzoi 20 milionë euro për huazimin dyvjeçar të sulmuesit, por gjigantët e Serisë A nuk kanë gjasa ta bëjnë lëvizjen e tij të përhershme për 35 milionë euro të tjera.
Prandaj, spanjolli pritet të kthehet në Atletico Madrid në fund të sezonit, duke e ditur se ai nuk është në planet e Diego Simeone.
Sipas raporteve, trajneri i Barcelonës, Xavi, është një admirues i ish-lojtarit të Real Madridit.
Morata do ta mbyllë sezonin në Torino, para se të marrë një vendim për klubin e tij të ardhshëm, shkruan Football Italia, transmeton Klankosova.tv.
Kjo është periudha e dytë e spanjollit në Torino. Morata u kthye në Juventus në vitin 2020, në formë huazimi me një opsion blerjeje. Ai ka shënuar shtatë gola në 23 paraqitje këtë sezon.