Lajmet e fundit

Avlaro Morata, iu është falënderuar fansave të Juventus’it për mbështetjen që i kanë dhënë pasi ai është rikthyer në Real Madrid, pasi i kaloi dy vjet në Serie A.
Pavarësisht faktit se kampionët italianë donin që Morata të qëndronte ende, ai është kthyer në kryeqytetin spanjoll.
Morata i cili gjatë këtij kampionati europian po luan për Spanjën, e ka publikuar letrën për fansat e “juves”, në uebfaqen e tij personale.
“Përshëndetje të gjithëve. Dua që fillimisht t’i falënderoj të gjithë njerëzit që patën besim në mua dhe më trajtuan ekstremist mirë e më bënë të lumtur në Juventus dhe në Turin.
“Falënderimet e mia shkojnë për të gjithë njerëzit që punonin për Juventusin, Stafi administrativ, psikoterapeutet, doktorët e të tjerë”, ka shkruar Morata, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.