Lajmet e fundit
23 vjeçari ishte shumë i lumtur kur shënoi gol, pas 20 ndeshjesh, në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj Interit.

Alvaro Morata ka shprehur gëzimin e tij me dy golat e shënuar në fitoren 3-0 të Juventusit ndaj Interit 3-0 në Coppa Italia.
Ish lojtari i Real Madridit nuk ka qenë në element këtë edicion, duke mos gjetur golin për 20 ndeshje me radhë.
Morata ka thënë se nuk ishte aspak e lehtë, por shpreson që kthesa të jetë bërë tashmë.
“Nuk ishte aspak e lehtë. Kam kaluar nëpër njër periudhë të vështirë, që shpresoj të ketë kaluar”.
“Kam pasur disa probleme edhe jashtë fushe, që po shpresoj t’i zgjidhë”.
“Për të qenë në gjendje të mirë kam punuar përditë. Tani jam lojtar tjetër”.