Lajmet e fundit

Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Moarta i ka mohuar të gjithë zërat se ai do të rikthehet në Real Madrid verën tjetër.
Morata u largua sezonin e kaluar nga Santiago Bernabeu drejt Juves për një vlerë prej 25 milionë euro, pasi në Real nuk kishte hapësirën e duhur.
22 vjeçari tash insiston se nuk do të shkoj askund pasi është i lumtur në Torino.
“Në asnjë mënyrë nuk largohet, Juventusi është klubi im dhe këtu jam në i lumtur”
“Nuk jam duke menduar për klubet tjera”, ka thënë Morata, shkruan Goal.com.
Ai ka thënë se e çmon interesimin nga ana e Real Madrid por tash është vetëm duke menduar se si të shënojë sa më shumë që Juve të fitojë sa më shumë që është e mundur, transmeton Klan Kosova.