Lajmet e fundit
Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata ka thënë që nuk dëshiron ta marrë me vete medaljen e argjendt të Champions League.

Zonja e vjetër u mposht 3:1 nga Barcelona në finalen e Champions League.
Ndërsa Morata ka thënë që nuk dëshiron asnjë kujtim nga ajo natë.
“Këto kanë qenë ditë të vështira për mua”.
“Të humbësh në finale të një gare të tillë është e dhimbshme. Para finales jam zgjuar natën dhe për disa minuta kam menduar se edhe une do të jem pjesë e saj, ishte një endërr për mua, moment që mezi e prisja”.
Moarta ka thënë se atë natë as fanelen nuk e ka ndërruar me askënd.
“Nuk e dua ansjë kujtim nga ajo natë. Nuk do ta marrë as edhe medaljen. Nuk kam medalje agjendi në shtëpi” ka thënë Morata.
Pavarësisht se shënoi gol për Juven, Morata është ndier thëllë i dëshpëruar me humbjen.