Lajmet e fundit
Mbrojtësi brazilian do të largohet nga Camp Nou në fund të qershorit dhe sulmuesi spanjoll ka thënë se do të donte ta kishtë bashkëlojtar në Torino.

Alvaro Morata ka thënë se do të dëshironte që Dani Alves të transferohet tek Juventus.
Të enjten, drejtori sportiv i Barcelonës Robert Fernandez ka njoftuar se Alves do të largohet nga Camp Nou, pas skadimit të kontratës.
Mbrojtësi i djathë i Brazilit ka qenë i lidhur me një kalim në Torino dhe Morata ka thënë se do të donte të luante krah tij.
"Natyrisht që do ta doja Alves tek Juventus".
"Jemi takuar vetëm një herë dhe kemi kaluar mirë, megjithë rivalitetin mes Real Madridit dhe Barcelonës".