Sulmuesi i Juventus, Alvaro Morata, që shënoi golin i cili i siguroi ekipit të tij finalen, u shpreh pas ndeshjes.
Ai e quajti madhështore ndjenjën e arritjes në finale, por që nuk do të donte që t'i duhej ta eleminonte ish skuadrën e tij.
"Është gëzim i madh, por nuk duhet të ndalemi këtu. Duhet të shkruajmë historinë".
"Ishte gol i rëndësishëm. Dua të falënderoj fansat madrilenë për dashurinë që më kanë dhënë. Do të doja që golin ta kisha shënuar ndaj ndonjë ekipi tjetër, por jeta është e tillë".
Për finalen e Berlinit Morata ishte i shkurtër dhe repektues ndaj kundërshtarëve.
"Do të jetë ndryshe kundër Barcelonës. Ata janë ekip i madh, sikur edhe ne".
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.