Lajmet e fundit

Alvaro Morata ka këmbëngulur se nuk dëshiron që të shkojë askund tjetër përpos që të qëndrojë në Atletico Madrid edhe për sezonin tjetër.
Ai refuzon që të kthehet në Chelsea, skuadër që e huazoi në La Liga për një vjet e gjysmë, pasi që nuk përbënte zgjidhje për trajnerin Maurizio Sarri.
“Është e qartë se çfarë dua”, ka thënë Morata para reporterëve, transmeton Klan Kosova.
“Dua të qëndroj këtu. Do të bëjë gjithçka që të vazhdoj këtu. Kam bërë gjithçka me forcën time që të vijë këtu dhe do të bëjë gjithçka që të qëndrojë”.
“Nuk po llogaris që të shkojë te ndonjë klub tjetër. Jam i kënaqur dhe mendoj se kam shuam gjëra për të bërë këtu”.
“Nuk kam diçka tjetër në mendje. Do të doja të isha në Atletico Madrid për të gjitha vitet e karrierës sime, për të qenë i rëndësishëm aq sa të jetë e mundur në të ardhmen”.