Lajmet e fundit

Alvaro Morata e ka lavdëruar trajnerin e Chelseas, Antonio Conte, pasi që sulmuesi shënoi një gol vital ndaj Atletico Madrid në Ligën e Kampionëve të mërkurën.
24 vjeçari iu bashkua Chelseas për 55 milionë funte gjatë verës, dhe deri tani ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje për klubin e tij të ri.
“Erdha te Chelsea sepse një klub dhe një trajner besuan në mua. Tani i kam të gjitha gjërat dhe jam shumë i lumtur”, tha Morata në Ëanda Metropolitano Stadium.
“Ndeshjen e parë zyrtare bëra një gabim dhe vuajta për pak ditë”, shtoi ai, por tha se tani gjërat janë në rregull.