Sulmuesi i Juventusit, Alvaro Morata, është vënë nën mbështetjen e kapitenit të tij, Gianluigi Buffon, duke thënë se ai e meriton ta fitojë Ballon d'Or-in.
“Buffon e meriton Topin e Artë”, ka thënë Morata për Mediaset dhe Sky, shkruan Goal.com, transmeton Klan Kosova.
“Është për keqardhje se portierët mund ta fitojnë vetëm Dorëzën e Artë, por jo edhe çmimin e lojtarit më të mirë”.
“Është nder për mua të luaj me të, por edhe kundër tij – kur luaj me kombëtaren spanjolle kundër Italisë”, ka thënë Morata, për shokun e skuadrës.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.