Lajmet e fundit

Sulmuesi i Real Madridit, Alvaro Morata, beson se është e pashmangshme që ai do të luajë një ditë për Antonio Conte-n, pas raporteve që Chelsea janë të vendosur që ta marrin atë në Stamford Bridge.
Ai në një intervistë për The Guardian tregoi se sa shumë e çmon, dhe se sa i ka borxh Contes, transmeton Klan Kosova.
“Conte është menaxheri që vuri bast më së shumti në mua pa më pasur madje fare në skuadrën e tij”, tha Morata.
“Jam i vetëdijshëm për këtë, ai vuri bast në mua te Juventusi, por iku para se të arrija, dhe pastaj më kërkoi tek Chelsea”.
“Ai më njeh më mirë se sa mund ta imagjinoj, dhe kjo është e rëndësishme”.
“Unë kurrë nuk e kam pasur fatin të punoj me të. Jam i sigurt që herët ose vonë do ta bëj këtë”, përfundoi spanjolli.