Lajmet e fundit
19 vjecari e pati rastin të luajë kundër idhullit të tij të martën në Ligën e Kampionëve, përvojë nga e cila u nda shumë i kënaqur.

Emre Mor ka treguar se Cristiano Ronaldo është modeli i tij prej futbollisti, duke e quajtur ikonën e Real Madrid "motivim" të tijin.
Dyshja u përball në barazimin 2-2 në Ligën e Kampionëve të martën, me portugezin që shënoi golin e parë për spanjollët.
Mor u fut në lojë në minutën e 78-të, ndërsa Dortmund luftonte për të barazuar rezultatin, gjë që më vonë ndodhi.
Pas ndeshjes turku ka shpërndarë një fotografi në Instagram, duke e quajtur Ronaldon "motivim të përditshëm".
https://www.instagram.com/p/BK4D1IGD1H9/