Lajmet e fundit
Strategu italian pritet të marrë drejtimin e skuadrës andaluziane, pas shkarkimit të Eduardo Berrizo, ndërsa për asistent ka zgjedhur ish-mesfushorin Enzo Maresca

Vincenzo Montella do të jetë trajneri i ardhshëm i Sevilla, duke zëvendësuar të shkarkuarin Eduardo Berrizo, ndërsa lajmi bëhet i ditur nga mediet spanjolle.
Zyrtarizimi i tij pritet të bëhet në ditët në vijim, sapo Montella të zgjidhë kontratën me kuqezinjtë.
Tekniku ka zgjedhur të asistohet nga një ish mesfushor italian, që ka luajtur për Juventusin, Enzo Maresca.
Ky i fundit ka një eksperiencë të gjatë edhe në kampionatin spanjoll, pasi ka luajtur për katër sezone pikërisht për andaluzianët, por edhe për disa kohë me Malaga.