Lajmet e fundit

Vincenzo Montella nuk sheh shenja krize te Milani i tij.
Trajneri kuqezi e pranon se renditja aktuale reflekton atë që skuadra ka merituar në fushën e blertë.
Por nga ana tjetër këmbëngul se grupi që drejton është rritur në shumë aspekte.
“Sigurisht që duhet të përmirësohemi sa u përket rezultateve, sepse ne futboll është aspekti që vlen më shumë".
"Megjithatë unë shoh që skuadra është përmirësuar në shumë drejtime: jemi më të rrezikshëm, e kontrollojmë më shumë topin, e godasim më shpesh portën kundërshtare dhe jemi më kompaktë. Në futboll jo gjithmonë fiton skuadra më e fortë".