Lajmet e fundit
Menaxheri i ri i Sampdorias ka thënë se lojtarët nuk do të kenë arsyetime nëse dështojnë ta mposhtin Milanin në San Siro të shtunën.

Vincenzo Montella ka insistuar se ai është i interesuar vetëm që ta mposhtë Milanin të shtunën, por ka thënë se nuk mendon skuadra e Sinisa Mihajloviqit është në krizë.
Starti i dobët i skuadrës nga San Siro, me vetëm gjashtë fitore në 13 ndeshje, nuk është tregues për Montellan.
Montella – që u mposht në ndeshjen e parë pasi mori drejtimin e skuadrës nga Udinese – nuk do ta përdorë mungesën e kohës si arsyetim për mungesë rezultatesh.
“A është Milani në krizë? Kurrsesi, por nuk më intereson – jam i interesuar vetëm për ta mposhtur”.
“Dua që skuadra të jetë në gjendjen më të mirë, pasi kjo është java e parë që kam pasur rastin të punoj me skuadrën”.
“Duhet kohë, por unë nuk dua të pres. Duhet që t’i lëmë anash arsyetimet për mungesë kohe dhe ta mposhtim Milanin”.