Lajmet e fundit

Trajneri i Sevillës, Vincenco Montella, ka komentuar lojën që Sevilla e fitoi mbrëmë në Old Trafford, e që i kushtoi me eliminim nga Liga e Kampionëve, Manchester United-it.
Andaluzianët fituan 1:2 në ndeshjen e kthimit, pasi që ndeshja e parë në Ramos Sanches Pizuan kishte përfunduar 0:0.
“Në pjesën e parë luajtëm një lojë të mirë përpos në 30 metrat e fundit”, tha Montella në konferencë për shtyp.
“Në pjesën e dytë ishim më klinikë me Ben Yedderin, ai bëri dallimin sot”.