Lajmet e fundit
Mbrojtësi ka thënë se Gunners ende kanë gjasa që të triumfojnë në ligë, por që për ta arritur këtë gjë duhen fitore të njëpasnjëshme.

Nacho Monreal ka thënë se Arsenal nuk ka hequr dorë nga trofeu i Premierligës.
Arsenal është në pozitën e tretë në tabelë me 11 pikë më pak se Leicester City në krye të saj.
Megjithë avantazhin e madh të liderit dhe rivalit Tottenham, Monreal ka thënë se skuadra do të luftojë deri në fund.
“Ne jemi të bindur se kjo gjë nuk varet vetëm nga ne, kjo është e qartë”.
“Tani jemi në pozitën e tretë në tabelë dhe i vetmi objektiv është triumfi në të gjitha ndeshjet e mbetura”.
“Nuk varet vetëm nga ne. Edhe nëse i fitojmë të gjitha nuk do të thotë që triumfojmë në ligë, por do të bëjmë gjithçka varet nga ne”.