Lajmet e fundit

Monaco brenda 24 orëve do të arrijë marrëveshjen përfundimtare me Juventus për blerjen e kartonit të Denis Zakaria, shkruajnë mediet italiane.
Juve do t'i përfitojë 20 milionë euro, ndërsa mesfushori zviceran do t'i kryejë testet mjekësore të hënën para zyrtarizimit tek klubi francez.
26 vjeçari ishte transferuar në janarit të vitit 2022 nga Borussia Monchengladbach dhe në verën e atij viti ishte huazuar tek Chelsea për 3 milionë euro.
Pasi nuk është në planet e Massimiliano Allegrit, Juventus e ka vënë menjehërë në shitje që nga përfundimi i huazimit të tij tek londinezët.