Lajmet e fundit

Monaco shpreson që të arrijë marrëveshjen përfundimtare gjatë javës së ardhshme për transferimin e Denis Zakaria nga Juventus, shkruajnë mediet italiane.
Francezët do t'i zhvillojnë negociatat edhe me mesfushorin zviceran edhe me klubin italian dhe shpresojnë që t'i bindin pasi oferta hapëse është bërë një muaj më parë.
26 vjeçari në sezonin e kaluar ishte i huazuar tek Chelsea nga Juventus, ndërsa italianët e kishin transferuar në janarin e vitit 2022 nga Borussia Monchengladbach për 10 milionë euro.