Lajmet e fundit

Klubi francez, Monaco i ka vënë një çmim prej 25 milionë euro mbrojtësit, Layvin Kurzawa.
Paris Saint-Germain është e fundit që ka shprehur interesim për të, por që oferta e PSG është refuzuar.
Edhe Arsenal ka qenë në kërkim të lojtarit dhe për të marrë shërbimet e tij cili do klub duhet të përmbushë kërkesën e drejtuesve të Monacos.
Ata kanë thënë se nuk kanë nevojë që ta shesin asnjërin nga lojtarët e tyre, e aq më tepër për shuma të vogla të parave, transmeton Klan Kosova.