Lajmet e fundit

Monaco ka arritur që të iu bëjë ballë gjithë atyre sulmeve të mëdha nga Paris Saint-Germain.
Skuadra e Balnc që nga minutat e para të takimit ka sulmuar portën e Subasic, i cili ishte i pakalueshëm.
Paris Saint-Germain edhe psë është mysafir në këtë ndeshje ka dominuar në pjesën më të madhe të lojës deri tek minuta e ’30-të.
Ibrahimovic kishte disa raste të mira, ashtu sikur se edhe Cavani, por që mbetën të pa realizuara.
Kurse futbollistët e Monacos nuk kanë pasur ndonjë rast të mirë shënimi, ata pothuajse tërë kohën kanë qëndruar në pjesën e fushës që iu takon atyre, pasi PSG sulmonte pandërprerë.
Më meritori që Monaco nuk ka pësuar gol deri në këto minuta, është portieri Subasic, transmeton Klan Kosova.
Edhe deri në përfundim të pjesës së parë nuk ka ndryshuar asgjë nga rrjedha e lojës, sulmet e PSG ishin të njëpasnjëshme, por që porta e Monacos mbeti e paprekur, transmeton Klan Kosova.