Juventus është befasuar nga Monaco, që ka arritur 't'ia marrë nga duart' talentin 16 vjeçar të Genoa, megjithëse Zonja e Vjetër kishte kohë që e përcillte
27.01.2018 · përditësuar para 3108 dite1 min lexim
Debutoi në ndeshjen e lamtumirës së Francesco Totti dhe me golin ë shënuar ndaj verdhekuqve, Pietro Pellegri u bë lojtari më i ri që shënon në Seinë A, vetëm 16 vjeç.
Që prej asaj kohe, djaloshi ngjalli interesin e shumë klubeve, me Juventus që ishte shumë pranë marrjes së kartonit të tij.
Por bardhezinjtë janë befasuar nga Monaco, që ka mbyllur transferimin sot, me një ofertë të parefuzueshme nga Genoa.
Oferta prej 31 milionë eurosh ka bindur kuqeblutë të pranojnë ofertën e klubit të principatës franceze.
Pellegri pritet të mbërrijë sot në Francë, ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të nënshkruajë një kontratë për 2 vjet e gjysmë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.