Një tërmet i fortë prej 6.7 ballësh ka goditur sot Turqinë duke lënë të paktën katër persona të vdekur.
Tërmeti shkaktoi edhe shembjen e disa ndërtesave dhe shtëpive, njofton Klan Kosova.
Dridhjet e tërmetit janë ndjerë në të gjithë vendin dhe në një studio të një televizioni lokal janë xhiruar edhe momentet kur tërmeti shkund studion.
Lajmin për vdekjen e katër personave e ka konfirmuar ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu, i cili tha se shpreson që numri nuk do të rritet.
●●●
ABSHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.