Portieri i Cadizit Jeremias Ledesma, ka bërë një gjest të madh gjatë ndeshjes kundër Barcelonës.
Ai ka vrapuar dhe i ka sjell ekipit mjekësor deflibatorin për t'i dal në ndihmë një tifozi i cili kishte pësuar atak në zemër.
Ledesma është bërë viral me veprimin e bërë.
Ndeshja ishte ndërprerë për disa çaste në minutën e 83-të derisa tifozi ishte përcjell për në spital.
Lojën e fitoi Barca me rezultat 4:0, me golat e Frankie De Jong, Robert Lewandowskit, Ansu Fatit dhe Ousmane Dembeles.
Kjo fitore e "blaugranave" ishte e para ndaj Cadizit pas 16 vjetësh.
Ndiqeni momentin interesant kur portieri i Cadizit e dërgon deflibatorin tek tifozi që kishte pësuar sulm në zemër.
https://www.youtube.com/watch?v=RLrCw3BxuP8
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek viral dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.