Lajmet e fundit

Në këto pamje të postuara në LiveLeak duket një peshkaqene femër, që ha një peshkaqen mashkull më të vogël se vetja.
Ngjarja ka ndodhur në një akuarium në Seul, Koreja e Jugut.
Disa minuta pas sulmit peshkaqeni noton i qetë në ujërat e akuariumit teksa i ka mbetur në gojë bishti i gjahut të saj. Bishti i presë priett të qëndrojë në gojën e peshkaqenit për rreth 4-5 ditë derisa ajo ta gëlltisë.
“Peshkaqenët kanë territorin e tyre. Megjithatë, ndonjëherë kur përplasen me njëri-tjetrin janë mjaft të pamëshirshëm”, thotë menaxheri i akuariumit.