26 sekonda pa përfunduar takimi i tretë i playoffit mes të Pejës dhe Trepçës, tifozët filluan ta tensionojnë situatën brenda palestrës "Karagaq".
Ishte rezultat 69:66, kur tifozët filluan të hedhin gjësende në parket, e duke ndezur edhe fishekzjarre duke i hedhur mbi njëri-tjetrin.
Tymi i madh dhe frika për ndonjë incident bëri që policia të ndërhyjë dhe t'i largojë tifozët.
Po ashtu nga tifozi pejan u sulmua edhe një basketbollist mitrovicas.
Klankosova.tv ka siguruar momentin kur ai është sulmuar sa ishte brenda parketit.
Pas ndërprerjes gati njëorëshe fitores në fund iu gëzua ekipi i Pejës, që ia bëri sefte në playoff.
Peja fitoi me rezultat 71:66.
Tani mbeten të zhvillohet edhe ndeshja tjetër mes këtyre dy ekipeve dhe të shihet nëse rezultati do të barazohet apo mitrovicasit do të shkojnë në finale me Golden Eagle Yllin.
https://klankosova.tv/vazhdohet-ndeshja-peja-triumfon-kunder-trepces112/
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.