Kendall Jenner zgjodhi të kalonte fundjavën gjatë pushimeve me të dashurin Devin Booker.
Supermodelja 25-vjeçare dhe lojtari i Phoenix Suns, 24 vjeç, u panë duke blerë ushqime në Jayde's në Bel Air, California, ku ata siguruan disa furnizime të nevojshme, raporton Daylimail, transmeton Klankosova.tv.
Për një shëtitje të shkurtër, Jenner u pa me çizme kauboj dhe me pantallona para se dyshja të largohej me makinë.
Kendall Jenner mori një kafe të ftohtë dhe një qese të bardhë para se çifti të kthehej në veturë. Booker u pa në krah të modeles Jenner me një bluzë të bardhë dhe me një xhaketë të zezë.
Dyshja kanë vazhduar të bëhen gjithnjë e më publike për lidhjen e tyre që nga korriku i vitit të kaluar.
Të shtunën modelja Jenner ndau një set fotografik të saj, me të dashurin Devin Booker dhe me qenin e saj Pyro.


●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.