Rojet e pyjeve në Indi e kanë kapur një leopard të egër i cili ka lënduar paktën tre persona kur ka hyrë në një zonë rezidenciale në periferi të qytetit verilindor indian të Siliguri.
Agjencia e Lajmeve AFP raporton që ai ishte futur edhe në një shtëpi, derisa më poshtë mund ta shihni momentin kur është kapur leopardi i egër.
https://twitter.com/AFP/status/1394549674657292289
Në Indi ka rreth 12,000 deri në 14,000 leopardë. Zgjerimet urbane e kanë zvogëluar numrin e tyre, ndërsa habitatet pyjore tkurren. Kjo rrjedhimisht sjell kontakt më të ngushtë dhe konflikt me njerëzit, transmeton klankosova.tv.
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video virale dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.