Dy burra u shpëtuan të dielën pasi u gjetën në vështirësi në një shkëmb të lartë i cili gjindet në Parkun Kombëtar Mbretëror në jug të Sidneit, transmeton Klan Kosova.
Të dy burrat që besohet të jenë të moshës 20 vjeçarre kishin mbetur të bllokuar në parvaz.
Një nga ata ra disa metra dhe pastaj u ul në një parvaz ndërsa në momentin kur shoku i tij u përpoq ta ndihmonte ai gjithashtu mbeti i bllokuar.
Shërbimet emergjente që ishin thirrur në vendngjarje kaluan dy orë në përpjekje për t'i shpëtuar ata.
Njëri nga burrat u dërgua në spital me një lëndim kurrizor, njoftojnë mediat vendase.
Videoja tregon shpëtimin e tensionuar të dy burrave të cilët ishin bllokuar në një parvaz të rrezikshëm në një vend turistik në Sidnei.
https://www.youtube.com/watch?v=T3vK5N21-eY
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.