Lajmet e fundit

Ndërsa Madonna gjatë performancës së saj u paraqit me dy kërcimtarët ku njëri mbante flamurin izraelit në shpinë ndërsa tjetri flamurin palestinez.
"Unë jam mirënjohëse për mundësinë për të përhapur mesazhin e paqes dhe unitetit me botën", ka shkruar ajo më vonë.
Tashmë është Maqedonia e Veriut
Falë paraqitjes mbresëlënëse të Tamara Todevska në Eurovision, shumë njerëz nga e mbarë bota patën rastin që të njohin emrin e Maqedonisë së Veriut.
Gjermania mori "zero pikë" nga votat e publikut
“Gjermania, më vjen keq: zero pikë”, ishte fraza e thënë mbrëmë nga prezantuesja bukuroshe izraelite e “Eurovision”-it, Bar Refaeli, gjatë kumtimit të rezultateve nga votat e publikut.
Gjermania këtë vit ishte përfaqësuar nga grupi Sisters që performuan këngën e tyre me po të njëjtin titull, “Sister”.
https://www.youtube.com/watch?v=yFbSj_yPCPM
Shqipëria në Eurovision u prezantua nga këngëtarja Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.Maliqi fillimisht i siguroi Shqipërisë vendin e 18 me 43 vota që mori nga shtetet votuese.
Pas votave edhe të publikut – Shqipëria përfundimisht është radhitur sërish e 18-ta me 90 vota.
https://www.youtube.com/watch?v=-NAbYUoxIfg