Lajmet e fundit
Neymar tregoi klasin e tij në ndeshjen ndaj Kolumbisë, të cilën Brazili e humbi me rezultat 1-0, ndërsa vet ai u ndëshkua me të kuq pas përfundimit të ndeshjes, pas një gjesi josportiv.

Para se të humbte arsyen dhe të ndëshkohej me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes ndaj Kolumbisë, ylli brazilian tregoi magjinë e tij me top.
Lëvizja e bukur me top skaj vijës anësore dhe pastaj kalimi i tij mes këmbëve të kundërshtarit, apo kalimi i topit mbi kundërshtarin mund të jenë lëvizjet e fundit të brilantit të Brazilit sivjet në Copa America.
Neymar u dënua me dy ndeshje moslojë, që më pas u reduktua në një të tillë, pas apelit nga Federata Braziliane e Futbollit.