Lajmet e fundit

Meqë viti 2015 po numëron orët e fundit, është e rëndësishme të shikohet prapa se cfarë ka ndodhur në këto 12 muaj.
Natyrisht që ky vit ka pasur edhe momente të këqija, por kishte edhe momente shumë të mira posaqërisht për gra, transmeton Klan Kosova.
Më poshtë mund të shikoni disa prej grave që shënjuan histori këtë vit.
Viola Davis, u shndërrua grua e parë me ngjyrë që fitoi një Emy për aktoren kryesore në një serial dramë.
Futbollistet amerikane treguan edhe njëherë se të “luash si vajzë” është thjesht një frazë seksiste dhe që vajzat dinë të luajnë më së miri.
Jennifer Lawrence shkroi një ese mbi diferencën në pagë në mes të grave dhe burrave në industrinë e aktrimit
Hillary Clinton tregoi se do të konkurroj për të paren e ShBA-së
Gjykata Supreme legalizoi martesën mes së njëjtës gjini në 50 shtete amerikane
Dy gra u shndërruan në gratë e parë që diplomuan në “Army’s Ranger School” (që cilësohet si njëra nga shkollat me programin më të vështirë të ushtrisë në ShBA)
Një 109 vjecare tregoi se sekreti për jetëgjatësinë e saj është shmangia nga meshkujt
Kryeministri kanadez, Justin Trudeau, e shpjegoi rëndësinë e barazisë gjinore në vetëm tre fjalë “Jemi në vitin 2015-të”.
Adele theu të gjitha rekordet me këngën “Hello”