Episodi i sotëm, i serialit “Doktori i Mrekullive” nis me një përqafim të ngrohtë nga Doruku dhënë djaloshit me sindromën Down.
Mes Ferman dhe Ferda zhvillohet një bisedë e këndshme rreth kirurgjisë.
Aliu, përseri i vetmuar jashtë spitalit, ajo që i bashkangjitet është Ferda pasi që ka një ofertë për të, ajo i thotë se pajtohem që ti ta marrësh babanë tonë, por me një kusht.
Asistentët e kirurgjisë po i presin rezultatet, Nazel e thekson se kushdo që do të fitojë nuk ka nevojë që të mllefosen, se të gjithë janë shokë, por Ali mbetët shumë i habitur nga fjalia e Nazel.
Një rrezik për jetë po i kanoset djaloshit me sindromën Down, ai është alergji në kikirk dhe mundësia që të përjetoj shok është e madhe.
Tanxhu e pret Aliun në koridor të spitalit, dhe kërkon sqarim nga ai se përse ka dalur nga spitalit në kërkim të djaloshit, ani pse i kishte thënë që të mos shkonte, por si duket Ali nuk ka ndonjë gjë për të thënë, përveç asaj se i ka premtuar pacientit të tij se do të ia gjej djaloshin e tij.
Demir nuk ka forcë që t’i shikoj rezultatet e analizave për pacientën e tij, të cilën e operoi vet ai, dhe i kërkon Fermanit që t’i shikoj ato dhe fatmirësishit rezultatet janë pozitive.
Operacioni emergjent i djaloshit te ri filloi, Doruku pranon se ai i ka dhënë kikirika mirëpo nuk ka qene në dijeni se ishte alergjik.
Ferda bën gati valixhet e Doktor Adilit, pasi që ai po lirohet nga spitali.
Ali dhe Dorku shkojnë të vizitojnë djaloshin e ri dhe babain e tij, Doruku i kërkon falje zotërisë për at që shkaktoi, mirëpo babai i fëmiut e mirëkuptoi at plotësishit duke i thënë mos ke merak, ti nuk e dije.
Rezultatet për asistentët e kirurgjisë sapo dolën, pas Aliut është Nazel ajo e cila ka më se shumti pikë kësaj here, Ali e uron at me pak fjalë. Ndërsa Doruku dhe Dimir mbesin të habitur me pikët që marrin.
Nga fundi i episodit Aliu e takon Nazel dhe i tregon se dëshiron të bëhët shofer i Doktor Adilit mirëpo kam panik dhe askush nuk po vjen me mua, dhe natyrishit Nazel pranon që të shkoj më të pas punës.
Këto shtjellime dhe shumë të tjera interesante, do i ndjekim në episodin e sotëm vetëm ekranin e Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.