Lajmet e fundit

Një fotograf i cili ishte drejtuar në shtëpi nga një fundjavë në kamp mbeti i shtangur kur ai mori një lamtumirë nga një ari.
Ariu ngriti dorën e tij për t’i thënë lamtumirë derisa fotografi Dylan Furst po kalonte me makinë, transmeton Klan Kosova.
Dylan, 25 vjeçar kishte kaluar në kampe gjatë fundjavës në një park kombëtar i cili është edhe shtëpia e arinjve.
Por Dylan ishte habitur kur ariu, i cili ishte vetëm pak larg tij, ngriti dorën dhe e tundi.
Mr Furst ka kapur këtë moment në Parkun Kombëtar Olympic në shtetin e Uashingtonit, SHBA.
Fotografi nga Bellingham në Uashington, tha se ariu nuk ishte kërcënues dhe ishte i lumtur për të bashkëvepruar me një njeri.