Kirurgët amerikanë kanë transplantuar veshkën e një derri te një njeri i vdekur nga truri dhe për më shumë se një muaj ajo funksionoi normalisht - një hap kritik drejt një operacioni që ekipi i Nju Jorkut shpreson ta provojë përfundimisht te pacientët e gjallë.
Eksperimenti i fundit i shpallur të mërkurën nga NYU Langone Health shënon funksionin më të gjatë të veshkës së derrit tek një person, megjithëse i vdekur - dhe nuk ka mbaruar.
Studiuesit kanë vendosur të gjurmojnë performancën e veshkave për një muaj të dytë, shkruan Time.com
''A do të funksionojë vërtet ky organ si organi i njeriut? Deri më tani duket sikur është", tha , për Associated Press, Dr. Robert Montgomery, drejtor i institutit të transplantit të NYU Langone.
''Duket edhe më mirë se një veshkë njeriu'', tha Montgomery më 14 korrik, teksa zëvendësoi veshkat e një njeriu të vdekur me një veshkë të vetme nga një derr i modifikuar gjenetikisht – dhe e pa që menjëherë të fillonte të prodhonte urinë, përcjell klankosova.tv
Mundësia që veshkat e derrit një ditë mund të ndihmojnë në lehtësimin e mungesës së madhe të organeve të transplantueshme, e bindi familjen e 57-vjeçarit Maurice "Mo" Miller nga veriu i Nju Jorkut që të dhuronte trupin e tij për eksperimentin.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.