Lajmet e fundit

Chelsea ka pasur një fillim jo të mirë në sezonin e ri të Preimer League, ndërsa reparti i mbrojtjes ka qenë ai cili ka pasur më së shumti probleme.
Për këtë trajneri Mohurinho ka shprehur interesimin e tij që në Stamford Bridge të sjell mbrojtësin e krahut të Barcelonës, Dani Alves.
Braziliani shihet se zëvendësuesi më i denjë i Branislav Ivanoviq.
Daily Mail shkruan që The Blues do të dërgojnë një ofertë goxha serioze për t’i bindur drejtuesit e klubit katalonas për ta lënë të lirë Alvesin, transmeton Klan Kosova.