Lajmet e fundit

Southampton ishte skuadra që ia shkaktoi Chelseas, humbjen e katërt në këtë sezonë, kur e mposhti në Stamford Bridge të shtunën me rezultatin 1:3.
Por pavarësisht edhe një humbjeje, trajneri Jose Mohurinho ka thënë se nuk e ka në plan që të jap dorëheqje.
“S’ka arsye të jap dorëheqje. Asnjë e vetme. Pse? Sepse Chelsea nuk mund të ketë një trajner më të mirë sesa unë”.
“Ka shumë trajner në botë që janë në nivelin tim, por jo më të mirë se unë. Kështu që nuk ka shans që unë të tërhiqem”, ka thënë Mohurinho.
Ai ka shtuar se kanë dy arsye pse nuk dëshiron që ta bëjë një gjë të tillë, fillimisht ka thënë është shumë profesional dhe e dyta se e dashuron klubin.
Mou ka thënë se do të vazhdojë që të qëndrojë deri sa bordi drejtues i skuadrës që vendosë për ta larguar atë.
Skuadra e Paris Saint Germain ka shprehur interesim për ta pasur në udhëheqje portugezin, por që ai ka thënë se nuk e ka në plan që të largohet nga Stamford Bridge, transmeton Klan Kosova.