Lajmet e fundit

Trajneri i Chelsea, Jose Mohurinho ka thënë se nuk ka frikë nga një shkarkim nga detyra e trajnerit të kësaj skuadre.
Chelsea takohet sot me Liverpoolin, ndërsa pritet që portugezi t;i prijë skuadrës drejt fitores dhe ngritjes në tabelë.
The Blues pozicionohen në vendin e 15-të dhe nga dhjetë ndeshje të zhvilluara kanë vetëm tre fitore, por kjo nuk e mundon portugezin se mund ta humb vendin e punës.
“Nuk mërzitem për këtë aspak. Aspak. Nuk e kaloj asnjë sekondë të vetme në ditë duke menduar për këtë”.
“Jam i brengosur për rezultatet. Brengosem për ndeshjen e së shtunës dhe kualifikimin në Champions League”, ka thënë Mohurinho.
Ai ka shtuar para gazetarëve se po i bëhet presion i madh nga ta, që sipas tij është i panevojshëm, transmeton Klan Kosova.