Lajmet e fundit

Finalen e Champions League e lëshoi për shkak të lëndimit vetëm pas 30 minutave.
Mesfushori i Liverpool, Mohamed Salah, lëndoi krahun në një përballje me mbrojtësin e Real Madrid, Sergio Ramos. Por fjalët se egjiptiani nuk do të mund të luajë në Kupën e Botës prej sot nuk janë të vlefshme.
Është Federata e Futbollit të Egjiptit që ka thënë se pret që Salah të rikuperohet nga lëndimi brenda tre javëve, përcjell Klan Kosova.
Nëse kjo do të ndodhë, atëherë ai do të mund t’i ndihmojë kombëtares së tij në ngjarjen më të madhe të futbollit në botë.